Beyonce është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e këngëve Hot Country të Billboard. Texas Hold ‘Em u ngjit në numrin një pasi këngëtarja e publikoi atë njëkohësisht me këngën 16 Carriages në një shpallje surprizë të albumit gjatë Super Bowl. Ndërkaq, Taylor Swift ishte e para në 2021 me regjistrimet e saj të “Love Story” dhe “All Too Well”. Kënga e Beyonce-s në vendin e kryesimit të top-listave e bën atë gruan e parë që arrin numrin një në Hot Country Songs dhe Hot R&B/Hip-Hop Songs që nga fillimi i listave në 1958.
Sipas Sky News, Ray Charles, Billy Ray Cyrus, Justin Bieber dhe Morgan Wallen janë të vetmit artistë të tjerë që e kanë arritur këtë. Kënga e Beyonce, e cila u publikua më 11 shkurt, arriti vendin e parë vetëm pas katër ditësh nga publikimi. Ajo u shkarkua 39,000 herë dhe u transmetua 19.2 milion herë në SHBA.
Rikujtojmë, se diva e muzikës pop ka rrëfyer në një intervistë me Essencé për herë të parë se vuan nga psoriasis dhe tregoi se ka kujtime nga fëmijëria kur i ati i mjekonte skalpin.
Kam kujtime shumë të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim shumë personal. Që nga fëmijëria në sallonin e nënës time te im atë që më lyente skalpin me vaj për të më mjekuar psoriazën, këto momente kanë qenë të shenjta për mua.