Showbiz

Ylli i “Hollywood”-it zbulon sekretin e saj!

Aktorja e njohur, Zendaya për një kohë të shkurtër arriti të zotërojë një famë të madhe si në aktrim ashtu edhe në muzikë. Së fundmi, artistja ka rrëfyer se në fillimet e saj nuk i ka pasur punët shumë mirë me personat e tjerë brenda industrisë, për shkak të karakterit të saj.

Zendaya është zgjedhur për kopertinën e muajit të ardhshëm të revistës “GQ”, në të cilën ka rrëfyer se shumë njerëz, të cilët nuk e njihnin, në fillim e mendonin si shumë të ftohtë dhe të egër. Ajo ka shpjeguar se gjatë jetës së saj ka pasur probleme me ankthin e ndrojtjen, ndaj kjo i ka ndikuar shumë në karakter.

Me familjen dhe miqtë e mi mund të flisja pa pushim për çdo temë pa asnjë arsye. Por kur vinte puna tek bisedat me të huajt kisha gjithmonë probleme. Në këtë industri mu desh të mësoja se si të flisja, sepse njerëzit mund të mendonin se isha e ftohtë, por unë nuk dija vërtetë si të nisja një bisedë. Më kujtohet se një herë stilistja ime më tha: ‘Ti dukesh shumë e ftohtë. Njerëzit mendojnë se je e egër, sepse nuk flet’, kur unë në të vërtetë isha shumë nervoze.

Ajo ka treguar se pikërisht për këtë shkak prindërit e kanë çuar tek një terapist për t’u ndjerë më e lirë kur ndodhej përballë njerëzve të panjohur.