“Be Useful: Seven Tools for Life”. Ky është titulli i librit të shkruar nga aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, përmes të cilit ai ndan me lexuesit mendimet për jetën. Ylli i Hollivudit prezanton shtatë rregullat e tij “të arta”, të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të gjejnë qëllimin e vërtetë të jetës.
Shtëpia botuese që mori përsipër publikimin e librit tha se suksesi i Schwarzenegger nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një procesi. Në njoftim thuhej seL
Ishte rezultat i vizionit të qartë, të menduarit global, punës së palodhur, komunikimit të drejtpërdrejtë, fleksibilitetit në zgjidhjen e problemeve, mendja e tij e hapur, kurioziteti dhe përkushtimi për të dhuruar.
Arnold Schwarzenegger announces the release date of his new book Be Useful: Seven Tools For Life https://t.co/zisZ0rnTlT pic.twitter.com/KtVB8YrJpT
— Daily Mail US (@DailyMail) April 19, 2023
Arnold Schwarzenegger është një nga aktorët më të njohur në botë. Austriako-amerikani është një njeri i formuar, i cili shkëlqen në çdo gjë që bën, pasi karriera e tij e gjatë ka përfshirë aktrim, sukses në biznes dhe një fitore politike gjithashtu.
Ai shërbeu si guvernatori i 38-të i shtetit të Kalifornisë në dy mandate nga 2003 deri në 2011. Jeta e Schwarzenegger-it duket si një ëndërr, por siç ndodh shpesh, edhe në ëndrra ndodhin situata të pakëndshme dhe të ndërlikuara. Aktori së fundmi u përfshi në një aksident me makinë teksa po udhëtonte nëpër rrugët e Los Anxhelosit.