Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ylli i “Harry Poter” Daniel Radcliffe fiton ‘Tony’-n e tij të parë!

Aktori i njohur Daniel Radcliffe fitoi së fundmi për herë të parë çmimin prestigjioz ‘Tony’ për rolin e tij në muzikalin “Merrily We Roll Along”. Përkatësisht, ndarja e çmimeve ‘Tony Awards’, e cila u mbajt në New York mblodhi shumë personazhe të njohur të cilët shijuan shfaqje spektakolare të muzikës dhe kërcimit.

Megjithatë, ndërsa pati shumë shfaqje mahnitëse dhe fjalime të paharrueshme, ishin disa momente kyçe që ranë në sy. Ndër të tjera, ishte një natë befasuese për Daniel Radcliffe, i cili fitoi ‘Tony’-n e tij të parë për ‘performancën më të mirë në një muzikal’.

“Kjo është një nga përvojat më të mira të jetës sime”-tha ai gjatë fjalimit. Ndër të tjera, ishte një natë befasuese për Daniel Radcliffe, i cili fitoi ‘Tony’-n e tij të parë për ‘performancën më të mirë në një muzikal’. “Kjo është një nga përvojat më të mira të jetës sime”-tha ai gjatë fjalimit. Por këtë kohë, aktori ka mahnitur me transformimin e tij fizik kur u shfaq në serialin “Miracle Workers”.

Disa muaj më parë Radcliffe u bë baba për herë të parë. Ylli i filmave “Harry Potter” mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren, Erin Darke. Aktori së fundmi ka folur për revistën E!News dhe tha se e trembi shumë fakti që do të bëhej baba.

Sinqerisht, është e frikshme të kesh një qenie njerëzore për të cilën kujdesem kaq shumë dhe e di se gjithçka që ai bën ndikon në mënyrën se si ndihem për pjesën tjetër të jetës sime. Pra, e dini, është e frikshme.

Rikujtojmë, se aktori 34-vjeçar u takua me Erin në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” të vitit 2013, në të cilin ai luante poetin Allen Ginsberg dhe ajo luante një grua që ka një takim romantik me të.