Björn Ulvaeus i grupit ABBA u martua me partneren e tij prej dy vjetësh, në një ceremoni me të ftuar miq dhe familjarë. Këngëtari suedez i cili është 79 vjeç, celebroi dashurinë me partneren e tij daneze Christina Sas, 51 vjeçe në një ceremoni që u mbajt në Kopenhagë të shtunën. Kjo është martesa e tretë e tij.
Björn e bëri të ditur lajmin në Instagram, teksa ndau një sërë fotosh nga dita speciale teksa Christina kishte veshur një fustan ngjyrë kaki. Në postimin e tij ai shkruan:
Sot më 21 shtator 2024, Björn Ulvaeus u martua me Christina Sas nga Herning, Danimarkë. Ata u takuan në Nürnberg në vitin 2021 në lidhje me publikimin e albumit të fundit të ABBA Voyage dhe filluan të takoheshin në pranverën e vitit 2022. Dasma u zhvillua në Kopenhagë në prani të miqve të ngushtë dhe familjes. Sandi Toksvig, Anne Linnet dhe Kaya Brüel performuan me bujari dhe e bënë mbrëmjen më të veçantë.
View this post on Instagram
Ata u njohën në vitin 2021, dhe takimi i tyre erdhi si rrjedhojë e lansimit të albumit të fundit të ABBA-s, Voyage. Dyshja nisën lidhjen gjatë pranverës së vitit 2022.