Sport

Ylli i Gjeorgjisë bën veprimin e papritur, shkon e takon idhullin e tij sapo përfundoi ndeshja!

Moment i veçantë, i fiksuar edhe nga kamerat e UEFA-s, në përfundim të takimit mes Portugalisë dhe Gjeorgjisë, në raundit e tretë të ndeshjeve në grupe, e përfunduar 2-0 për gjeorgjianët. Sa gjyqtari vërshëlleu për përfundimin e takimit, i gjithë stoli i Gjeorgjisë shpërtheu nga gëzimi dhe u nis drejt fushës për festuar me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa “ylli” i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, pas nxitimit të momentit, si të gjithë shokët e tij, u ndal dhe iu afrua Cristiano Ronaldos, me të cilin shkëmbeu disa fjalë.

Me siguri, lojtari më i mirë i Gjeorgjisë ka marrë përgëzime nga CR7, por edhe ka prenotuar fanellën e tij, pasi para ndeshjes ishte shprehur:

Unë nuk jam në ankth. Por kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, duke luajtur kundër Ronaldos. Ronaldo nuk luan më në Evropë, por ai është në grupin tonë dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Shpresoj të dal nga kjo ndeshje me fanellën e Ronaldos, shpresoj që ai ta ma japë mua.

Ju rikujtojmë se, Cristiano Ronaldo njihet si një nga personat më të pëlqyer në Instagram dhe sot ka thyer të gjitha rekordet e këtij rrjeti social, por edhe të gjithë të tjerëve. Sulmuesi portugez vendosi të lërë një koment në postimin e Kylian Mbappe për kalimin te Reali i Madridit dhe kjo padyshim që i gëzoi tifozët. Ronaldo ka shkruar:

Tani është radha ime të të shikoj. Jam i emocionuar të shoh se si do të shkëlqesh në Bernabeu.

Komenti i tij ka mbledhur mbi 4 milionë pëlqime në dy ditë. Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos. Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos. Më parë, komenti më i pëlqyer në Instagram ishte ai i një përdoruesi të quajtur “fiven9nekid” në postimin e Reed Harrington, i cili tani ka disa mijëra pëlqime më pak se komenti i Ronaldos.