Aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, është shfaqur së fundmi me barkun e saj të rrumbullakosur në kopertinën e revistës “Elle UL”. Turner ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe mëmësinë. Sophie e cila është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Joe Jonas tha se:
Gjëja më e bukur në jetë është të shoh vajzën time duke u rritur. Jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i madh në jetë.
Sophie u shfaq e veshur me Louis Vuitton në setin fotografik dhe duhet thënë se ajo ka qenë një ambasadore e markës për vite me radhë. Turner modeloi me një fustan të gjelbër në njërën prej kopertinave dhe me një xhaketë të shkurtër që i tregonte një pjesë të barkut, në tjetrën.
Aktorja 26-vjeçare diskutoi gjithashtu se si mëmësia i ka ndryshuar zakonet e saj.
Dikur kam qenë shumë rock ‘n’ roll dhe spontane. Jam e sigurt që ekziston një pjesë e imja që është ende e tillë, thellë brenda. Por me t’u bërë nënë, thjesht bëhesh shumë më pak “cool”. Tani jam si një grua e vjetër.
Turner tha se ajo dhe Jonas janë të kujdesshëm për ta mbajtur jetën e tyre sa më private, duke zgjedhur me kujdes se kur duhet të shfaqen në tapetin e kuq. Në fillim të kësaj jave, çifti ishte në Met Gala 2022, të dy të veshur me Louis Vuitton.