Gossip Showbiz

Ylli i “Game of Thrones” acarohet keq me paparacët, vajza e saj bëhet shkaktare?!

Ylli i “Games of Thrones”, Sophie Turner ka pak kohë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi aktorja e njohur është revoltuar me paparacët të cilët kanë shkrepur disa foto të vogëlushës pa marrë miratimin e saj apo të bashkëshortit, Joe Jonas.

Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.

Është e frikshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje. Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre.

Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur.

 

Rikujtojmë, se këngëtari Joe Jonas menjëherë pas performancës energjike me “Sucker” së bashku me vëllezërit e tij në “Billboard Music Awards” në vitin 2019, Joe u largua për në Las Vegas ku lidhi zyrtarisht kurorë me partneren e tij Sophie Turner.