Ylli i filmave për të rritur Gigi Dior regjistroi si markë emrin e saj artistik vitin e kaluar. Tani shtëpia e modës franceze Christian Dior Couture ka paraqitur një kërkesë ligjore duke kërkuar të përmbysë regjistrimin, duke thënë se po dëmton biznesin e saj. Marka deklaroi se njerëzit do të mendojnë se ajo përfaqëson Christian Dior. Gigi për Page Six në përgjigje të padisë tha se:
Kjo është qesharake, emri im nuk ka të bëjë me modën dhe pjesa qesharake është se ajo që bëj zakonisht përfshin të mos vesh fare rroba.
Gigi Dior e përdor emrin në web-in e saj personal, llogarinë e saj OnlyFans, punën e saj dhe të gjitha llogaritë e mediave sociale.
Nëse humbas emrin tim… kam ndërtuar një markë rreth këtij emri, është bërë nga unë dhe reputacioni im, kështu që është vërtet shkatërruese të mendoj se mund të më duhet të filloj nga e para dhe të riemëroj gjithçka. Kam mijëra e mijëra bluza, shenja dhe fotografi. Kam ruajtur faqet e internetit, të gjitha mediat e mia sociale. Do të më duhej të filloja përsëri, do të jetë një problem i madh nëse e humbas këtë emër.
Ajo ka afat deri më 17 nëntor për të paraqitur një përgjigje me shkrim kundër ankesës së Christian Dior Couture. Nëse jo, marka e saj tregtare do të përmbyset.