Aktori i famshëm i “365 Days”, Michele Morrone së fundmi është përballur me një ‘lum’ kritikash pas disa komenteve aspak të hijshme që ka bërë në adresë të ‘showgirl’-it argjentinas, Belen Rodriguez. Rikujtojmë se pas ndarjes nga Stefano De Martino, Rodriguez po përjeton një periudhë të lumtur me partnerin e saj të ri, Antonino Spinalbese.
Të dy mezi presin të mbajnë në krahë vajzën e tyre Luna Marie, e cila do të vijë në jetë së shpejti. Ajo u shpreh para pak kohësh për partnerin e saj se:
Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish.
Por para se të fillonte historinë e dashurisë me Spinalbese-n, Belen kishte qenë protagoniste e disa thashethemeve dhe flitej për një flirt të pretenduar, të mohuar më vonë, me Michele Morrone-n. Ylli i “365 Days” në atë kohë nuk preferoi t’i mohonte thashethemet.
Së fundmi, gjatë një live në mediat sociale, Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen. Ai ndërkaq u shpreh në një mënyrë përçmuese duke pretenduar që Belen nuk ka asgjë tjetër përveç bukurisë:
Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…
Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez. Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.
Rikujtojmë, se Belen Rodriguez ka një djalë, Santiago me ish-bashkëshortin e saj, balerinin Stefano De Martino, me të cilin u nda në 2019, për t’u ribashkuar sërish një vit më vonë. Por mesa duket edhe kjo mundësi e dytë nuk funksionoi pasi ata u ndanë përfundimisht pak para se Italia të futej në karantinë.