Ylli hollivudian Dwayne Johnson ka ndryshuar tërësisht pamjen për filmin e tij të ri. The Rock u fotografua në xhirimet e filmit “The Smashing Machine”, në të cilin luan ish-mundësin e UFC, Mark Kerr.
First look at Benny Safdie’s THE SMASHING MACHINE starring @TheRock and Emily Blunt. pic.twitter.com/GVC2XIHwGV
— A24 (@A24) May 21, 2024
Aktori së fundmi ka njoftuar fansat në rrjetet sociale se ka lënduar bërrylin, por shumë shpejt është rikthyer në punë. Filmi është me regji të Benny Safdie dhe premiera duhet të shfaqet vitin e ardhshëm. Përveç The Rock, në të luajnë edhe Emily Blunt, Bas Rutten, Oleksandr Usyk, Lyndsey Gavin etj. Rikujtojmë se Johnson po përballet me një sërë akuzash në lidhje me një veprim të përsëritur shumë shpesh në xhirime.
Që kur hoqi dorë nga mundja për t’u angazhuar në aktrim, Johnson ka arritur që të marrë një vëmendje shumë të madhe me paraqitjen dhe rolet e tij në shumë filma të suksesshëm. Por reputacioni i tij i panjollosur është vënë në pikëpyetje pas një raporti të bërë me dije së fundmi që ka lidhje me filmin e tij të ardhshëm “Red One” në veçanti. Filmi aksion i Krishtlindjeve thuhej se do të dilte në fund të vitit të kaluar, por që atëherë është shtyrë për në nëntor të këtij viti. Në përmbledhjen e tij thuhet:
Kur një armik rrëmben Santa Claus nga Poli i Veriut, një operativ E.L.F. (Jashtëzakonisht i madh dhe i frikshëm) bashkon forcat me gjurmuesin më të aftë në botë për ta gjetur atë dhe për të shpëtuar Krishtlindjet.
Chris Evans, J.K. Simmons, Lucy Lieu dhe aktorja Kiernan Shipka gjithashtu luajnë në film. Ndërsa supozohej se shtyrja e xhirimeve ishte si rezultat i goditjeve të vitit të kaluar nga greva e SAG-AFTRA, faji tani i është hedhur vetëm Johnson. Sipas një raporti të shkruar nga The Wrap, vonesa e Johnson-it është dëshmuar të jetë një problem mjaft i madh pasi 51-vjeçari supozohet se ka ardhur tetë orë me vonesë në disa ditë.