Ditën e sotme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, Itali. Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit.
Personazhet VIP nuk do të mungojnë e kuriozitet ka edhe për mënyrën se si do të vishen ata. I pari i cili e ka zbuluar ‘look-un’ e tij është Yll Limani. Pak më parë me anë të një Instastory, teksa ka vendosur vendndodhjen Toscana, Itali ka treguar se është veshur me një kostum ngjyrë mente dhe mund të themi me plot gojë se duket si një zotëri i vërtetë.
I ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte themeluesi i “Geraldina Sposa” Armand Peza. Peza na ka treguar disa detaje ekskluzive:
Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë.