Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Së fundmi fansat kanë fotografuar Yllin gjatë pushimeve të tij në bregdet e duket në krahët e një vajze mistrerioze bjonde e fansat mendojnë se është e dashura e tij. Ndonëse nuk shfaqen të përqafuar apo në momente më intime, Ylli dhe vajza ndodhen të ulur në një shezlong dhe duket se janë së bashku me pushime.
Se vajza mund të jetë e dashura e tij apo thjesht një mikeshë këtë mbetet vetëm të presim për ta zbuluar…
Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me ndjekësit e tij. Përmes një postimi në “Instastory”, Limani ka bërë me dije se gjyshja e tij është ndarë nga jeta.