Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.
E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. E së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku duket se i ka dërguar një mesazh mamasë së Ledrit ku i thotë se pa mbaruar pushimet djali i saj nuk ka ndërmend që ai ta bëjë.
Me anë këtij postimi, Ylli na tregon gjithashtu dhe marrëdhënien e mirë shoqërore që ka me Ledrin.
Para pak ditësh, Ylli është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Artisti ka humbur maçokun e tij shumë të dashur. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe fajëson vetëm bashkinë e Prishtinës që nuk ofron siguri në rrugë. Gjithashtu këngëtari ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut.