Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, ku përveç tyre edhe djemtë e dy moderatoreve janë shokë shumë të mirë.
Arbana dhe Xhemi nuk i kursejnë kurrë dedikimet për njëra- tjetrën dhe ka qenë kjo e fundit e cila teksa ka ripostuar një foto nga ‘look-u’ i prezantueses së ‘BBV’ nga spektakli i djeshëm, krahas i ka vendosur disa ’emoji’ me yje për ta përshkruar mikeshën e saj.
Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj.
Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ .