I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj ka qenë Ilir Shaqiri, një balerin dhe koreograf i mirënjohurq shqiptar. Ai është personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjithashtu, ai u shpall edhe fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.
Projekti i tij më i fundit ka të bëjë me një program televiziv në ekranin e Top Channel. “Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show që ka si qëllim zbulimin dhe përzgjedhjen në të gjithë kontinentin Europës, por edhe më gjerë, të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Ai na zbuloi ekskluzivisht disa detaje më shumë:
Kjo është një ide që mua më ka lindur nëpërmjet punës që bëj në Itali në workshop. Shikoj shpesh fëmijë shqiptarësh. Ka një dëshirë për të treguar veten dhe jo më kot vijnë e bëjnë këto eksperienca me artistë të ndryshëm. Atëherë thashë përse mos t’i japim mundësinë asaj që talenti shqiptar në botë ka nevojë më shumë se kurrë sot. Zbulimi dhe promovimi, sepse ne realisht kemi një lloj, madje kur kemi folur disa herë bashkë, ne kemi një lloj të qënit dhe të bërit që është shumë e veçantë nga të gjithë nga i gjithë kusuri botës.
Gjithashtu, ai bëri një paralelizëm midis gjësë të cilën ai ka ideuar për këtë program me fushatën që Kryeministri Edi Rama po bën momentalisht në Diasporë.
Kështu që atë që Rama po bën sot, unë e kam filluar në dhjetor. Dhe kur mora vesh turin e Kryeministrit, që do të takonte shqiptarët e vet në të gjithë gjënë, mu duk shumë e bukur. Dhe ai po i bën atë për t’i njohur, unë do bëj diçka me ata për t’i zbuluar