Celebrities Gossip Showbiz

Yjet mbi 70-vjeç të Hollywood-it që po shijojnë jetën e tyre në maksimum!

Mosha është vetëm një numër dhe për këtë nuk ka më dyshim. Yjet e famshëm të Hollywood-it të cilët i kanë kaluar të 70-at, janë kaq energjikë saqë ne mbetemi të mahnitur prej tyre. Shumica e këtyre personazheve të famshëm jo vetëm që janë ende duke punuar, por gjithashtu po bëjnë atë që duan më shumë, si në jetën e tyre personale ashtu edhe në atë profesionale. Ne i adhurojmë këta personazhe për energjinë që sjellin në ekran dhe në rrjetet e tyre sociale. Ju njohim me disa prej tyre:

1. Helen Mirren modelon, aktron dhe frikëson arinjtë.

Helen Mirren, 76 vjeçe, vijon ende të aktrojë dhe madje ajo së fundmi ka përzënë një ari nga prona e saj. Së shpejti aktoren do ta shohim në “Shazam! Fury of the Gods”.

2. Samuel L.Jackson sapo mori Oscar-in e tij të parë.

Samuel L.Jackson, 73 vjeç, është bërë më i njohur kohët e fundit për interpretimin e personazhit Nick Fury në ‘Marvel Cinematic Universe’. Ai madje ka fituar edhe Oscar-in e tij të parë.

3. Judi Dench poston shpesh video qesharake në TikTok me nipin e saj.

Judi Dench, 87-vjeçe, fitoi vlerësime dhe çmime për filmin e saj të vitit 2021, ‘Belfast’, por gjithashtu ka nisur një ‘stuhi’ në TikTok, së bashku me nipin e saj. Ajo kërcën, bën shaka dhe argëtohet me fansat e saj.

4. William Shatner shkoi në hapësirë.

William Shatner, 91 vjeç, luajti kapitenin James T.Kirk në serialin klasik ‘Star Trek’, por vetëm së fundmi ai arriti të shkonte në hapësirë. Kjo e bën atë personin më të vjetër që ka shkuar në hapësirë dhe këtë eksperiencë ai e quajti një përvojë të paharrueshme.

5. Meryl Streep ka 21 nominime për Oscar.

Meryl Streep, 72 vjeçe, ka një numër rekord prej 21 nominimesh për çmimet ‘Oscar’ dhe 32 nominime për ‘Golden Globe’ me 3 dhe 8 fitore, respektivisht. Ajo së fundmi shkëlqeu me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve Oscar.

6. Sylvester Stallone së shpejti do të jetë në një serial të ri televiziv.

Sylvester Stallone, 75 vjeç, është ende i fortë dhe është pjesë e ekskluzivitetit të ‘Guardians of the Galaxy’. Ai po xhiron edhe më shumë filma dhe seriale televizive, duke mos e lënë moshën që ta pengojë të jetë aktiv. Në fakt, rutina e tij e fitnesit është ende e pamundur për shumëkënd.

7. Susan Sarandon pëlqen të luajë pingpong.

Susan Sarandon, 75 vjeçe, nuk është vetëm një profesioniste e pingpongut, por ajo gjithashtu ka rrjetin e saj të klubeve sportive, të quajtur SPiN. Ajo e do këtë sport sepse mund të luhet nga njerëz të të gjitha moshave dhe gjithashtu do të shihet në një serial të ri televiziv, ‘Monarch’. Plus, ajo është e hapur për takime romantike.