Yjet e “Game of Thrones” Kit Harington dhe Rose Leslie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë. “Ata janë të kënaqur që kanë mirëpritur një vajzë të vogël në familje”, tha një përfaqësues i aktorëve. Çifti kanë qenë së bashku që kur u njohën dhe ranë në dashuri në xhirimet e serialit të HBO në vitin 2011.
Dyshja e njohur ishin në lidhje dashurie derisa Harington i propozoi partneres së tij në vitin 2017. Dyshja u martuan në qershor të vitit të ardhshëm. Leslie, konfirmoi në shtator 2020 se ata po krijonin familje. Lajmi erdhi një vit pasi Harington hyri në rehabilitim për stresin dhe përdorimin e alkoolit.
Harington u bë baba në fillim të të njëjtit vit, por ai dhe Leslie ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e djalit të tyre. Në shkurt, kandidati për “Emmy” zbuloi se gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e dytë për çiftin gjatë një interviste “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.