Celebrities Film & Tv Showbiz

Yjet e filmit “Në kuadër të dashurisë” shprehen se si kanë qenë marrëdhëniet midis aktorëve kryesorë në sheshxhirim…

Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Yjet e filmit, në një intervistë ekskluzive, kanë zbuluar se si ka qenë për ta të punonin me njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet e krijuara mes aktorëve kryesorë në sheshxhirim:

Ndriçim Xhepa:

Marrëdhënia më e freskët ishte me parterin e Oltës, në këtë rast me Luizin, sigurisht ishte një njohje e re për mua pasi nuk e njihja më para, por me natyrën e tij dhe plotshmërinë që ka si djalë, është krejtësisht i çlirët, i komunikueshëm, i këndshëm dhe sheshxhirimin e bënte me të vërtetë më të këndshëm. Kështu që me çiftin kryesor të filmit, që shoqëron të gjithë komedinë, them se ka qenë një marrëdhënie e këndshme dhe shumë profesionale. Mendoj që edhe vetë ata të dy, unë nuk kam patur asnjë dilemë pasi Olta është në habitatin e vet, është aktore me ekpseriencën e saj, kurse ke Luizi nuk kam patur dyshime sepse me aq sa unë kam parë dhe kam qenë prezent me programin e “Big Brother” kam krijuar idenë për natyrën e tij që do të ishte në sheshxhirim i pakompleksuar dhe pa asnjë lloj bezdie nga kamerat, në marrëdhënie me partnerin e dialogun. Madje më bëri përshtypje se vinte i përgatitur. Sigurisht duke patur edhe atë kundërshtinë dhe kompleksin e ëmbël të grindjeve, që ndonjëherë përkonte edhe me marrëdhënien e tyre në jetën e përditshme, ishte me të vërtetë e veçantë edhe një ndjesi të mirë të gjithë vijueshmërisë së binomit që shoqëron filmin. Kam përshtypjen se këtë lloj ndjesie pozitive e krijoi edhe vetë çiltërsia e Sarës. Unë nuk e njihja më para Sarën nga afër, por si vajza e dytë e imja, më krijoi atë ndjesinë e mirë të vajzës së vogël që në përgjithësi fëmija i vogël bëhet për babain shumë e këndshme dhe më e ëmbël. Këtë marrëdhënie pata edhe në film me Sarën dhe bashkë me partnerin e saj, kam përshtypjen se do t’i japin një freski tjetër dhe anën e plotë komedisë. Është mëse e vërtetë. Më kanë dhënë një vërtetësi në marrëdhënie. Ajo që ishte jashtë, ajo edhe transmetohej para kamerës.

Roerd Toçe:

Bashkëpunimi me Sarën ka qenë një partneritet shumë i mirë. Kemi krijuar një shoqëri shumë të mirë. Fjala ‘shok’ është gjëja më e bukur që mund të shpjegohet. Kemi punuar shumë. Ajo është përpjekur shumë që të punojë si aktore. Kemi patur një marrëdhënie shumë të mirë në prova dhe në procesin kur mësonim tekstin, por edhe me pyetjet e përgjigjet që bënim me njëri-tjetrin. Kemi dalë gjithmonë mirë si në prova, si në set. Dhe gjithmonë sigurohemi me njëri-tjetrin që a ishim mirë apo jo.