Lamine Yamal hyn në historinë e kampionatit europian të futbollit.
Me golin në ndeshjen përballë Francës, sulmuesi 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në moshë. (VIDEO YAMAL)
Spanjolli Lamine Yamal, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, u bë debutuesi më i ri në historinë Blaugrana.
Kush është Lamine Yamal?
Djaloshi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës me vetëm 15 vjet e 290 ditë.
I lindur në Spanjë më 13 korrik 2007, ai është lojtari i fundit blaugrana i dalë nga akademia e Barcelonës, e famshme për prodhimin e talenteve të mëdha. Pavarësisht moshës së tij te re, ai ka lënë tashmë shenjën e tij të parë me ekipin U-19. Më 25 tetor 2022 Yamal hyri si zëvendësues në çerek orëshin e fundit të ndeshjes gjatë fitores në miqësoren kundër Gjermanisë. Sezonin e kaluar ai ka luajtur gjashtë ndeshje të Youth League me skuadrën e të rinjve të katalanasve, përfshirë humbjen në 1/8 kundër AZ, pastaj kampione e Europës.
Ndeshja:
Vijon 2-1 dueli gjysmëfinal Spanjë–Francë e vlefshme për ‘Euro 2024’. Një lojë fantastike e cila nisi me golin e Francës në min e 9′ me Muani, ndërsa brenda 4 minutave, Spanja përmbysi rezultatin me Jamal dhe Kunde që shënoi autogol. E sotmja është ndeshja e 37-të mes tyre në histori.
Nesër luhet gjysmëfinalja e dytë Hollandë-Angli në 21:00!