Një grup shkencëtarësh nga disa universitete italiane kanë zbuluar një metodë inovative për trajtimin e epilepsisë. Ata kanë shfrytëzuar mekanizmin e ndriçimit të xixëllonjave për të parandaluar hiperaktivitetin e neuroneve, tipike e krizave epileptike.
Sot në botë janë 50 milionë persona që vuajnë nga epilepsia, që është një nga patologjitë më të përhapura neurologjike, që karakterizohet nga një aktivizim i tepërt i disa neuroneve, që më pas shkaktojnë problem në funksionimin e trurit. Një nga trajtimet më inovative aktualisht bazohet mbi një teknikë që modifikon gjenetikisht neuronet në mënyrë që të nxitet një proteinë që aktivizohet në përgjigjie të dritës.
Por për të realizuar këtë duhet ndërhyrja dhe vendosja në tru e disa fibrave optike. Kërkimi i fundit i publikuar në revistën “Nature” duket premtues dhe do vijojnë konfirmimet klinike.
Rikujtojmë se, një djalë me epilepsi është bërë pacienti i parë në botë që provon një pajisje të re të vendosur në kafkë për të kontrolluar krizat. Neurostimulatori, i cili dërgon sinjale elektrike thellë në trurin e tij, ka reduktuar krizat me 80%. Nëna e Oran Knoëlson, Justine, tha për BBC-në se ishte shumë e lumtur sepse djali i saj tani kishte mundësi të jetonte normalisht.
Kjo sëmundje i ka rrëmbyer të gjithë fëmijërinë.
Operacioni u krye në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e një prove në spitalin Great Ormond Street në Londër, kur Oran ishte 12 vjeç. Oran, nga Somerset, ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit të cilën e zhvilloi në moshën 3-vjeçare.