Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Efi, Xhonatani dhe Luizi. Mes tyre, banori që u eleminua vetëm pak më parë nga shtëpia e “BBV2” këtë spektakël ishte Xhonatan Islami. Kjo është hera e dytë që Xhonatani është eleminuar, kjo pasi në eleminimin e parë konkurrenti ka pasunjë biletë vajtje-ardhje e atë ‘Prime’ Xhonatani u kthye përsëri brenda shtëpisë tek banorët e tjerë. Ama këtë herë nuk ka asnjë mundësi për një tjetër shans, pasi këtë herë nuk ka një biletë.
Vëllai i Madh vendosi që këtë javë, t’i sprovoi banorët me një sfidë. Ata duhen të qëndronin brenda një platforme dhe të mbanin shtypur një buton. Personi i cili mbante më gjatë butonin shtypur fitonte sfidën. Nita dhe Dea fituan sfidën e rezistencës. Dy vajzat vendosën që çmimin prej 2500 euro t’i dhurojnë për bamirësi.