Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Xhoi Jakaj për BBV: “Masa që e shikon e ka marrë më seriozisht seç duhet”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun kanë qenë Xhoi Jakaj dhe dy nxënëset e akadamisë së saj për të folur më shumë rreth dinamikave të fundit të ndodhura në shtëpinë e BBV!

Duke qenë se Xhoi është mjaft e dhënë pas trajtimit të problemeve sociale në shoqëri, si vjen fenomeni i “Big Brother Albania VIP” tek ajo?

Shiko, Big Brother-in masa që e shikon e ka marrë më seriozisht seç duhet. Ai është një reality që ti zgjedh ta shikosh, ose nuk e zgjedh dhe nuk e shikon. Në fund të ditës ai nuk është një program që do të edukojë shoqërinë. Është një program në të cilin ka grind, ka rebelizëm, ka thriller, ka nxjerrje të karakterit të secilit në skenë, por në qoftë se ti nuk je pak luftarak, aty nuk mund të triumfosh.

Pra sipas saj, më shumë shqetësim është fakti se më shumë seriozisht e ka marrë publiku këtë lojë sesa vetë banorët e këtij edicioni. Më tej, ajo shtoi:

Ishim diku sot në pasdite dhe tre panelistët e tjerë ishin të shqetësuar deri në ngritje zëri. Në qoftë se ti e ngren zërin dhe po tregon se zëri yt i ngritur është më i bukur se zëri i atij që është brenda Big Brother, atëherë kjo nuk është forcë argumenti. Mua më vjen shumë keq që shoqëria e merr kaq seriozisht. Unë jam kundër përdorimit të fjalëve të pista në Big Brother dhe kudo.