Gossip

Xhesika Polo shpërthen keq kundër zv.ministres së Shëndetësisë Rakacolli!

Pas njoftimit të bërë nga kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga këngëtarja e njohur Xhesika Polo.

Kujtojmë se Rakacolli është shprehur se nuk ka asnjë rast të llojit Delta të Covid-19 ende, por duhet treguar kujdes. Si dhe theksoi se heqja e kufizimit të orarit të vendosur është e parakohshme, ndërkohë as që bëhet fjalë të mendohet të shtyhet fasha orare për lejimin e muzikës.

Jemi në një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.

Nga ky njoftim i Rakacollit, ka ardhur reagimi i Xhesika Polos, e cila shumë e revoltuar ka përmendur koncertet e bëra tek “Sheshi Skënderbej” apo në vende të tjera, të cilët kanë zgjatur më shumë se orari i lejuar me ligj, pra ora 22:00, si dhe ku në të cilat nuk janë respektuar masat anti-COVID.
Artistja me anë të një postimi në Instagram ka ironizuar deklaratën e zv.ministres duke i thënë se një orë që mund të shtyejnë orarin do i sëmuri njerëzit.

Këto koncertet nëpër sheshe dhe UNUMi nuk hyjnë tek muzika e? Apo kur i organizoni ju, flisni me COVID-in paraprakisht… Ai një orëshi që do të shtoni për këngëtarët do e sëmuri dynjanë! Mjerë ne thuaj…