Pak javë më parë dyshja më e dashur e showbizit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë dhe nuk ngurruan ta ndajnë lajmin e bukur me të gjithë publikun.
Ishte reperi i famshëm i cili pak orë pas lindjes së të voglës së tij publikoi foton e parë të dorës së saj duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë publikut. Më vonë dyshja zbuluan emrin e veçantë të vajzës që u komentua pa fund në rrjet, Poem Blu.
Sot me në Live From Tirana kishim të ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, mamanë e Ledri Vulës, Xheraldinën e cila zbuloi për herë të parë se si e thërret me përkëdheli mbesën e saj.
Duke qenë se vogëlushja ka dy emra, Xheraldina tha se adhuron ta thërrasë Poi. “Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.” -u shpreh Xheri.