“Pardon My French” mbyll sot një tjetër sezon të suksesshëm me dy të ftuar shumë specialë, të tillë si Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula. Një intervistë shumë speciale, ku dyshja u shpreh sa për të birin e tyre, por edhe për historinë e tyre të dashurisë.
Ndërkohë, çifti Vula sigurisht që nuk la pa përmendur as Sarën, Ledrin dhe Poemin. Ata treguan histori nga më të ndryshme, përshkruan si është Ledri përtej ‘Ledrit artist’, zbuluan raportin e tyre me Sarën e shumë të tjera. Veç jetës personale, dyshja u shpreh edhe për atë profesionale.
“N’Maje t’Gjuhës me Xherin” do të vijë me rubrika te reja. Do të ketë të ftuar edhe nga SHBA. Emisioni im nuk pretendon të ketë vetëm njerëz të showbiz-it, por dua edhe një pjesë tjetër të njerëzve që janë shembuj të mirë në komunitetin e vetë, të njerëzve që punojnë dhe dihet pak për ta.
Dhe a do të hynte në “Big Brother Vip” Xheraldina?! Ja si përgjigjet ajo në “Pardon My French”.
(Xheraldina) Në “Big Brother Vip” nuk do hyja.
(Agroni) Veç po u futëm bashkë…