Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me një projekt të ri muzikor. Kënga e saj e re titullohet “Ale Ale” në të cilën këngëtarja erdhi solo.
“Ale Ale” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List“, Top Awards. Por duket se këngëtarja nuk po mjaftohet me kaq. Xhensila ditën e djeshme nëpërmjet disa videove në Instagram paralajmëroi se do të vinte në një bashkëpunim me Elgit Dodën.
Duke ndarë video të njëri-tjetrit në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, artistët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit. “A e din ti”, kanë shkruar artistët e njohur sipër videove bardhë e zi duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.
Jo vetëm kaq. Vetëm pak çaste më parë, Xhensila ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tre projekteve të reja. Duke postuar disa fotografi në lloogarinë e saj në Instagram, këngëtarja i shoqëroi me mbishkrimin:
Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë edhe tre projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar!