Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj ‘thumbon’ Bes Kallakun në urimin e ditëlindjes së vajzës së saj?

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Ditën e sotme vajza e tyre Ajka feston ditëlindjen dhe të dy kanë bërë nga një urim special për të në rrjete sociale, ama Xhensila nuk i ka kursyer ‘thumbat’ për Besin dhe rolin e tij si baba. Sipas saj Xhensila është e gatshme të bëj për vajzën gjithçka dhe me vepra e jo me fjalë, ku duket se i drejtohet Besit.

Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama.. bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Pas ndarjes të dy kanë publikuar këngë të reja, të cilat janë marrë si dedikim për njëri-tjetrin e duket se nuk mbaron me kaq. Pas zhurmës së madhe mediatike dhe problemeve gjyqësore që kanë pasur me divorcin e tyre, Xhensila ka vazhduar të punojë për projekte të reja muzikore. Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar pak nga kënga e saj e re, e cila nga teksti i këngës duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfunduar në ndarje, e cila është marrë përsëri nga ndjekësit si dedikim për Bes Kallakun.