Këtë episod të “Më lër të flas”, e ftuara e dytë pas reperit të njohur Bardhi ishte Xhensila Myrtezaj. Bukuroshja nuk shprehet shpesh në publik për jetën e saj, megjithatë zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Donaldit dhe Romeos.
Fillimisht, këngëtarja na foli pak më shumë për vajzën e saj të vogë Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte të ndodhte dhe njëherë.
Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur.
Xhensila foli për herë të parë lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.
Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet.