Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar në mediat rozë. Kjo për shkak që lajmi se është divorcuar nga partneri i saj, aktori Bes Kallaku, bëri bujë të madhe në rrjet e në publikun e gjerë.
Pa dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, Xhensila ka vendosur që t’i përkushtohet muzikës. Duket se së shpejti këngëtarja do të sjellë sërish një bashkëpunim me reperin e njohur, Noizy, pasi ka publikuar foto së bashku me të në një studio muzikore.
Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”. Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duket se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të. Edhe pse kjo mumd të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.