Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?
Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni vijnë sot ekskluzivisht me një hit të ri të titulluar ” Yjet”, një paralelizëm me banorët e shtëpisë së Big Brother. Për më tepër le të dëgjojmë baladën e dy artistëve, e cila duket se do të kthehet shumë shpejt në hit.
Së fundmi është pohuar nga vetë produksioni se pas disa muajsh do të nis “Big Brother Vip 3” e pas performancës së tyre, Arbana Osmani u dha ftesën live të dy artistëve për të qenë pjesë e edicionit të tretë. A do të jenë Klajdi Haruni dhe Xhensila Myrtezaj në “BBV3”?
Klajdi Haruni: Dëshira është e madhe, por nuk e di se kam shumë plane…
Xhensila Myrtezaj: Po ku më lë mua moj Ajka, shiko ku është ka arhdur me mua se kishte frikë se futesha brenda në shtëpi…