Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila ka vetëm një pyetje për Bes Kallakun!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë. 

E teksa artistja është shumë aktive me postime në rrjete sociale edhe nga përditshmëria, pak më parë ajo ka ndarë me ndjekësit një video shumë ‘funny’ të Besit, i cili po laget jashtë makinë në këtë ditë me shi dhe në sfond dëgjohet Xhensila e cila thotë:

Kur do rritet? Lind pyetja…

Dy projektet më të fundit muzikore nga Xhensila kanë qenë dy bashkëpunime, ai me Klajdi Harunin që u këndua për herë të parë ‘live’ në finalen e madhe të ‘BBV 2’ dhe më i fundit që u publikua para një muaji në duet me Majk ‘T’i fala’.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur për këtë sezon veror, pasi vetëm pak ditë më parë na ka zbuluar projektin muzikor të radhës, ‘Pina Pina’, që mesa duket do të publikohet më shpejtë nga sa mendonim.