Ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte e ftuar Xhemi Shehu. Ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor.
E pyetur për politikën, Xhemi u shpreh se nuk do t’i interesonte të bëhej pjesë e saj. Gjithashtu, edhe për sa i përket muzikës, ajo nuk ka interes. Ndërkohë, cili është profesioni i saj i ëndrrave?! Xhemi zbuloi se ajo ka dashur të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël.
Kam dashur të bëhem mësuese filloreje, më pëlqente e imja dhe e imitoja…
Me nota humori, Xhemi u pyet edhe në lidhje me ndryshimet që ajo sheh mes djemve e vajzave. Sipas saj, djemtë kursejnë më shumë se vajzat dhe nuk preken emocionalisht e nuk qajnë aq shpejt. Megjithatë, ajo ndihet vërtet e lumtur që është një grua, pasi ka fatin e madh të përjetojë ndjenjën e mëmësisë.
Jam shumë në rregull… Vajzat kanë fatin e madh të provojnë ndjesinë e mëmësisë!
Lidhur me fobitë e saj?! Xhemi u shpreh se ka frikë shkrepëset dhe kafshët pa qime në trup, pra zvarranikët. Ndërkohë, lidhur me kafshën që do të mund të ishte, ajo u shpreh macja, pasi macet janë shumë të zgjuara dhe ajo do të mund të identifikohej me anë të tyre.