Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.
Prej disa ditësh Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende të botës dhe së fundmi ndalesa e radhës ka qenë pikërisht në Los Angeles. Moderatorja na mban gjithmonë të informuar rreth pushimeve të tyre, me anë të postimeve në Instastory. Së fundmi ajo ka postuar një video të një aktoreje që imiton, ikonën Marilyn Monroe duke e ngjasuar atë me moderatoren e njohur dhe gjithashtu shoqen e saj, Xhemi Shehun. Dihet se marrëdhënia mes dy moderatoreve është prej vitesh shumë e afërt.
Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Arbana ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione. Arbana ka treguar me anë të postimeve se po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj.