Celebrities Gossip Showbiz

Xhelozi mes kolegësh në “Portokalli”? Habit Visjan Ukcenaj: “Ka plot, është mungesë inteligjence dhe…”

I ftuari i radhës në “Pushime on Top” ishte aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, i cili ka folur për eksperiencën e tij në spektaklin e madh të humorit, “Portokalli”. Ai shprehet se është pritur mirë nga të gjithë kolegët, por kjo nuk e bën të mos ketë xhelozi mes tyre. Sipas tij xhelozia në një program të tillë është e pashmangshme dhe se tregon mungesë inteligjence dhe kompleks inferioriteti.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: Ti ishe blerja më e re në “Portokalli”, si mund ta përkufizosh sezonin? Të mikpritën kolegët?

Visjan Ukcenaj: Unë u bëra blerje e vjetër sepse Cubi u bë blerje e re sepse erdhi një sezon pas meje. Realisht jam pritur shumë mirë. Përpos Lorit që ma bëri futjen shumë të lehtë dhe më hapi dyert që të mos kisha asnjë pengesë, Iliri pastaj ka qenë ai që jam ndjerë komod dhe i befasuar me mënyrën se si ka bashkëpunuar me mua dhe se si ma ka bërë integrimin tim në Portokalli, madje shumë njerëz më thonë që “dukesh sikur ke qenë gjithmonë pjesë e Portokallisë, nuk duket sikur je hyrje e re”. Kjo është edhe falë Ilirit edhe falë punës sonë të përbashkët. Jam shumë i lumtur me stafin, shkojmë shumë mirë, janë shumë profesionalë dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë kështu.

Lei Kraja: Ka xhelozira mes jush?

Visjan Ukcenaj: Xhelozirat janë gjithmonë, unë nuk mërzitem kurrë nga xhelozët, xhelozitë do ekzistojnë gjithmonë në këtë profesion, pavarësisht se shprehen indirekt.

Lei Kraja: Ta ka shprehur dikush direkt?

Visjan Ukcenaj: Nuk mendoj se mund të kem marrë ndonjë indice drejtpërdrejt por edhe mund ta kem marrë. Thjesht e kam nënvlerësuar. Unë jam me idenë që çdokush ka vendin e vet, askush nuk i zë vendin askujt, sidomos në një profesion që është i dukshëm dhe transparent për publikun. Nuk e gënjen dot publikun. Nëse dikush është i mirë dhe dikush është i keq, nuk ka se si i keqi të zërë vendin e të mirit. Nëse janë të mirë të dy, kanë vend të dy. Unë mendoj që çdo lloj xhelozie që vjen është mungesë inteligjence dhe kompleks inferioriteti.