Gossip Showbiz

Xhaxhai i Kate Middleton reagon për shëndetin e saj: “Ka një arsye që familja nuk po flet…”!

Princi William për herë të parë ka folur për gruan e tij Kate Middleton e cila është zhdukur nga syri i publikut dhe ende nuk ka bërë një paraqitje publike që kur iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal muajin e kaluar. Në paraqitjen e tij po ashtu të parë publike, trashëgimtari i fronit tha se ai dhe Kate janë jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit.

Siç raportohet, Princi William u takua me disa të rinj në Sinagogën Western Marble Arch në Londër dhe në fillim të këtij muaji lëshoi një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për t’u dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme. Por, gjatë kësaj paraqitjeje ai reagoi edhe për gjendjen e gruas së tij, për të cilën në rrjete sociale u spekulua shumë për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, së fundmi xhaxhai i Kate Middleton Gary Goldsmith ka filluar të flasë për familjen mbretërore. Ai është shumë i kujdesshëm për atë që ka të bëjë me Kate duke theksuar se duhet ta lënë të qetë për momentin, sepse ka arsye që ata nuk flasin për këtë.

Ata i japin asaj pak hapësirë. Thjesht mendoj se është thelbësisht e gabuar dhe nëse do t’i ndodhte dikujt tjetër, ata do të konsideronin t’i jepnin pak hapësirë. Por Kate duke qenë Kate, bën një punë kaq të mrekullueshme, ka gjithmonë interes për të. Ajo është numri një mbretëror për një arsye dhe unë thjesht po i lus njerëzit që t’i japin asaj pak hapësirë. Mendoj se Kembrixhët po ndryshojnë dinamikën dhe po bëhen më të orientuar drejt familjes. Ata kanë një detyrë dhe është privilegj të kenë rolet që kanë, por familja është e para. Duhet të kujdesesh për veten. Kate, shërohu, të dua dhe do të shihemi kur të jesh gati.

Kate iu nënshtrua një operacioni abdominal më 17 janar. Kjo është gjithçka që bota di vërtet. Por njerëzit janë shumë kuriozë dhe duan të dinë më shumë se çfarë i ka ndodhur Princeshës së Uellsit dhe se si është gjendja e saj tani prandaj edhe i kanë kërkuar asaj që të tregojë se si është situata. Ajo aktualisht është duke pushuar dhe duke u rikuperuar në Adelaide Cottage në Windsor dhe po mbështetet nga familja e saj, veçanërisht nëna e saj Carole, e cila po kujdeset për princat dhe princeshat që ajo ka sjellë në jetë dekadën e fundit.