Duket sikur bota është bërë shumë e shpejtë, sipërfaqësore dhe rutina është shndërruar në mbret të ditëve tona, aq sa nuk kemi më kohë të mendojmë gjatë, pozitivisht dhe thellë.
“Një orë me Frankën” do t’ju japi energjinë e harxhuar nga dita, do t’ju nxisi të reflektoni për veten, dëshirat, frikërat tuaja dhe mbi të gjitha do të merrni motivimin dhe frymëzimin që mezi po e prisni për të ndryshuar 180° jetën tuaj.
Pengesa jonë e vetme është mendja dhe besimet e kufizuara që kemi për veten, të fshehura në subkoshiencë. Ndërsa, fuqia gjendet gjithmonë brenda nesh, e krijuar me aq dashuri nga Universi.