Tech

X po teston një version falas të chatbotit me Al, Grok!

Rrjeti social X deri më tani ka kufizuar chatbotin e tij të AI Grok duke e ofruar vetëm me pagesë. Megjithatë, platforma me sa duket po përgatitet të ofrojë chatbotin edhe falas. Gjatë fundjavës, disa studiues dhe përdorues të aplikacioneve shkruan rreth një versioni falas të Grok që u vihej në dispozicion njerëzve në rajone të caktuara. TechCrunch ishte në gjendje të konfirmonte që X të paktën po teston qasjen falas në Grok për përdoruesit në Zelandën e Re.

Bëhet e ditur se për të përdorur Grok falas, llogaria juaj duhet të jetë së paku shtatë ditë e vjetër dhe të ketë një numër telefoni të lidhur me të. xAI prezantoi Grok-2 në gusht me kapacitetet e gjenerimit të imazhit, të mbështetur nga modeli FLUX.1 i Black Forest Labs. Në fund të muajit të kaluar, kompania i dha modelit gjithashtu aftësinë për të kuptuar imazhet. Të gjitha këto veçori ishin të disponueshme vetëm për përdoruesit Premium dhe Premium+ deri më tani.

Duke hapur Grok për përdoruesit pa pagesë, xAI ndoshta po kërkon një bazë më të rëndësishme përdoruesi dhe një cikël më të shpejtë reagimesh për produktet e tij, në mënyrë që të mund të konkurrojë më mirë me modelet e tjera në treg si ChatGPT, Claude dhe Gemini. Në shtator, Elon Musk tregoi se ai po planifikonte të ndryshonte veçorinë “bllok” në X. Menjëherë pas kësaj, X konfirmoi se ky ndryshim ishte në rrugë e sipër.

Tani, aplikacioni ka prezantuar zyrtarisht këtë qasje të re për bllokimin. Sipas mediave të huaja, X po nxjerr përditësimin e tij të debatuar shumë për veçorinë e bllokimit, që do të thotë se edhe nëse keni bllokuar dikë, ai përsëri do të jetë në gjendje të kontrollojë postimet tuaja publike. X e mbrojti këtë ndryshim duke vënë në dukje se përdoruesit tashmë mund të shikojnë dhe të ndërveprojnë me llogaritë që i kanë bllokuar. Platforma gjithashtu pretendoi se ky përditësim kishte për qëllim të sillte më shumë transparencë, duke argumentuar se funksioni i bllokimit është keqpërdorur për të fshehur informacione të dëmshme ose private.