Will Smith ka festuar ditëlindjen e djalit të tij Trey, duke e quajtur atë një “burim gëzimi dhe inkurajimi” dhe duke shprehur dashurinë e thellë për të. Aktori i njohur, i cili ka tre djem, përfshirë Trey nga martesa me Sheree Zampino dhe dy të tjerë me Jada Pinkett Smith, ka lavdëruar shpesh djalin e tij të madh për mençurinë dhe forcën që ai tregon.
Në një postim emocionues, Will ndau një fotografi të Trey dhe e përshkroi atë si një person të mençur dhe të dashur, që vazhdon ta bëjë krenar.
Marrëdhënia jonë ka qenë një udhëtim transformues dashurie… Ti je një nga mësuesit më të mirë që kam pasur ndonjëherë.
Ai e mbylli mesazhin duke thënë:
Më pëlqen të jem babi yt!