Celebrities

Will Smith refuzon të bëj filma për skllavërinë, për arsyen e vetme…

Will Smith e ka bërë karrierën e tij goxha të suksesshme si aktor duke luajtur në role mjaft të njohur dhe në shumë zhanre, përfshirë komedinë, dramën dhe aksionin. Sidoqoftë, ekziston një lloj filmi nga i cili ylli i ” Suicide Squad” tha se ai u përpoq të qëndronte larg dhe se nuk do të donte asnjëherë që të ishte pjesë. Ai ka thënë se:

Unë gjithmonë kam shmangur bërjen e filmave për skllavërinë.

Reperi dhe producenti i njohur gjatë intervistës është shprehur se:

Unë doja të isha një superhero. Kështu që unë doja të përshkruaja përsosmërinë e njerëzve me ngjyrë. Doja të luaja role që ju do të ngjasonin me Tom Cruise. Dhe herën e parë mendova se ishte “Django”, por nuk doja të bëja një film me skllevër për hakmarrjen. 

Aktori i ” The Fresh Prince of Bel-Air” ka folur më parë për dyshimet e tij në lidhje me atë film gjatë një tryeze diskutimi me ‘The Hollywood Reporter’ që në vitin 2015.

Për mua, është një histori aq e përsosur sa mund të dëshironi: një djalë që mëson si të vrasë për të marrë gruan e tij që është marrë si skllave. Ajo ide është e përsosur, vetëm se Quentin dhe unë nuk mund të shihnim sy më sy. Doja të bëja historinë më të madhe të dashurisë që afro-amerikanët kishin parë ndonjëherë. 

Kujtojmë gjithashtu se në intervistën e dhënë së fundmi  Will Smith është shprehur se dikur ëndërronte të kishte një “harem të dashurash” të mbushura me yje. Por ky mendim arriti që të ndryshonte me ndihmën e Michaela Boehm. Reperi i “Big Willie Style”në lidhje me këtë është shprehur se:

Unë nuk e di se ku e pashë atë ose kur isha adoleshent, por ideja e udhëtimit me 20 gra që i doja dhe kujdesesha për të gjitha, më dukej si një ide vërtet e mrekullueshme.