Tech

WhatsApp vjen me përditësime të reja për prodhimin e videove!

Versioni më i ri i WhatsApp për iOS – 24.20.78 vjen në App Store me kontrolle të reja për riprodhimin e videove. Në korrik të vitit 2024, WhatsApp prezantoi një veçori të modalitetit të shënimeve video për kamerën. Ky funksion përmirësoi mënyrën se si përdoruesit regjistrojnë dhe ndajnë shënimet video duke integruar opsionin për të kapur mesazhe video drejtpërdrejt përmes ndërfaqes së kamerës. Me këtë funksionalitet të ri, përdoruesit mund të regjistrojnë dhe dërgojnë pa probleme shënime video brenda bisedave të tyre.

Pra, WhatsApp i ri për iOS bazohet në këtë. Ndryshimet e versionit të fundit theksojnë shtimin e kontrolleve të reja të shpejtësisë së riprodhimit të videos, duke u ofruar përdoruesve tre opsione: normale, 1.5x dhe 2x. Kjo u jep përdoruesve më shumë fleksibilitet kur shikojnë video, duke i lejuar ata të rregullojnë shpejtësinë për t’iu përshtatur preferencave të tyre ose të kursejnë kohë në video më të gjata.

WhatsApp vazhdon të përmirësohet për të rritur ndërveprimet midis përdoruesve. Një nga risitë më të fundit është mundësia për të vendosur “Like” në një status. Kjo lejon që të shprehni përkrahjen ose miratimin për atë që dikush ka publikuar, ndërsa preferencat mbeten private dhe nuk tregohen publikisht, duke u shfaqur vetëm në listën e shikimeve. Për më tepër, tani mund të përmendni deri në pesë kontakte në një status, pa u shfaqur emrat e tyre për të tjerët; ata që janë përmendur do të marrin një njoftim dhe do të kenë mundësinë ta rishpërndajnë përmbajtjen.

Përveç kësaj, ka edhe risi për video-calls. WhatsApp ka lançuar 10 filtra dhe 10 sfondet të reja për t’i bërë video-calls më argëtuese dhe personale. Që të aksesoni koleksionin e sfondit dhe filtrave mjafton të prekeni ikonën e efekteve që shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Po ashtu, do të ketë opsione për përmirësimin e pamjes dhe ndriçimit, që do t’u japin përdoruesve më shumë komoditet. Një tjetër risi është ardhja e asistentit AI të Microsoft, Copilot, në WhatsApp.