Tech

WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë, ja se për çfarë bëhet fjalë!

WhatsApp po nxjerr një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve për disa testues beta. Ky funksion, i disponueshëm në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android, u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përvojën e tyre të sinkronizimit të kontakteve. Me këtë veçori të re të privatësisë, përdoruesit mund të menaxhojnë kontaktet nëpër pajisjet e tyre.

Kjo do të thotë që kontaktet mund të shtohen, modifikohen ose fshihen nga çdo pajisje e lidhur me llogarinë WhatsApp të një përdoruesi, pa u mbështetur në telefonat e tyre. Për shembull, njerëzit që përdorin WhatsApp në një tablet mund të modifikojnë ende listën e tyre të kontakteve dhe këto ndryshime do të sinkronizohen automatikisht në të gjitha pajisjet e tyre, duke ofruar një përvojë më të integruar.

Nëse përdoruesit çaktivizojnë sinkronizimin e kontakteve për një llogari të caktuar, WhatsApp do të ndalojë tërheqjen dhe shfaqjen e kontakteve nga ajo llogari. Kjo mund të ndihmojë në ruajtjen e privatësisë, duke parandaluar që disa kontakte të shfaqen në listën e kontakteve të WhatsApp në një llogari dytësore. Bëhet e ditur se ky funksion i ri i privatësisë është i disponueshëm për disa testues beta që instalojnë përditësimet më të fundit të WhatsApp beta nga Google Play dhe ai do të shpërndahet për më shumë njerëz gjatë javëve të ardhshme.

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone-it. Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1. Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme. Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.