Një pikë kthese në horizont për botën e WhatsApp. Duke analizuar versionin e ri të WhatsApp beta 2.22.15.5 për Android, ka shumë të ngjarë që, midis veçorive të reja të aplikacionit, të futen avatarë të animuar, që gjatë video thirrjeve, do të flasin në vend të përdoruesve. Pas fillimit të videotelefonatës përmes Whatsapp, njerëzit do të kenë mundësinë për të zgjedhur siç ka ndodhur deri më tani, nëse do ta çaktivizoni apo ta mbani aparatin aktiv, por edhe për të zëvendësuar figurën, veçanërisht fytyrën, me atë të një avatari të personalizuar.
Aktivizimi i avatarit nuk është bërë ende, por duhet të jetë i mundur përmes një butoni të veçantë. Duke qenë se funksionaliteti i tij ende nuk është vendosur, ata që përdorin sistemin Android nuk mund ta testojnë ende këtë mënyrë të re komunikimi në një mënyrë konkrete. Risi të ndryshme janë futur, ose do të bëhen nga Meta.
Përveç idesë së avatarëve, mendohet edhe për mundësinë e largimit nga grupet e bisedës në mënyrë “të heshtur” pa u vënë re dhe për të qenë në gjendje për të modifikuar mesazhet e dërguara tashmë. Së fundmi rikujtojmë se WhatsApp prezantoi disa veçori të reja që janë veçanërisht të dobishme nëse ju bëjnë pjesë të shumë telefonatave në grup. Will Cathcart, kreu i WhatsApp në Meta, njoftoi veçoritë e reja përmes Twitter:
Jemi të lumtur që shohim aftësinë për të bërë ‘mute’ përdorues të caktuar, gjë që do të ndihmojë në parandalimin e daljes së një telefonate nga shinat për shkak të një fëmije që qan ose të një kafeneje me zë të lartë.
Ju shuajmë një kuriozitet. Ndërkohë që ju dëgjoni këtë fjali, në më pak se 10 sekonda, Apple ka arritur të fitojë rreth 17 mijë dollarë. Të tjerë gjigantë si Google, Microsoft apo Amazon arrijnë të gjenerojnë deri në 1 mijë dollarë për sekondë. Aktorë nga ky treg tregojnë që nëse pandemia e COVID-19 nuk do të kishte ndodhur, fitimet do të ishin nga 10 deri në 15% më të ulta.