Wanda Nara vazhdon të jetë një nga modelet më seksi, edhe pse në moshën 37-vjeçare. Bukuroshja argjentinase, pasi i dha fund lidhjes së saj me futbollistin Mauro Icardi, ka zgjedhur të mos i lërë aspak vend imagjinatës së fansave me postimet e saj të fundit.
Pasi ngriti temperaturat me fotot e saj nga pushimet, Wanda ka zgjedhur të postojë një foto ku shfaqet topless, ku mbulon gjoksin me duar. Jo vetëm kaq, pasi modelja gjithashtu ka postuar disa foto të tjera me bikini, ku hiret e saj bombastike bien në sy.
Duket se për çiftin e famshëm, Wanda Nara dhe Mauro Icardi, nuk do të ketë kurrë qetësi. Mediat argjentinase shkruajnë për një krisje të re në marrëdhënien e tyre. Madje ata janë të sigurt se modelja e famshme ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasarayt. E duket se këto lajme i ka konfirmuar vetë modelja, pasi Wanda i ka dërguar së fundmi një mesazh Luis Venturas, i cili aktualisht është në krye të A la tarde (America TV). Në mesazhin në fjalë, Nara pranon se lidhja e saj me Mauro-n, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe ka dy vajza, Francesca dhe Isabella, kishte marrë fund. Wanda i dërgoi një mesazh Venturas, e mërzitur nga numri i madh i spekulimeve që anëtarët e emisionit bënë për ndarjen.
Mund t’i thuash ekipit tënd të mos flasë kaq shumë marrëzi
Dhe më pas erdhi konfirmimi:
Jam ndarë.
Ndërsa në një mesazh tjetër, Wanda shpjegoi pse, pavarësisht krizave, ajo vazhdoi lidhjen me Icardin.