Kohët e fundit nëpër media është përfolur shumë për ndarjen e bujshme të futbollistit Mauro Icardi nga ish-partnerja e tij tanimë, Wanda Nara. Mirëpo, së fundmi modelja e njohur e ftuar në “Verissimo”, në Canale 5, i tha prezantueses Silvia Toffanit arsyen e vërtetë të ndarjes nga Mauro.
Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm te djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi, mendova për qetësinë e fëmijëve dhe thashë ‘mjaft’.
Ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohon thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.
Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive.
Nara e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin e saj, njëkohësisht babain e fëmijëve:
E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve. Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan.
Shumë tension, debate, konflikte ka pasur mes dyshes së njohur dhe së fundmi thuhet se Icardi nuk ka duruar dot më dhe ka vendosur që të shkarkojë Wanda-n, nënën e fëmijëve të tij nga detyra e agjentes së tij personale. Këtë lajm e kanë bërë publike mediat turke, të cilat bëjnë me dije se sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda-n.