Wake Me Up

Nëse dita juaj nis herët, Top Albania Radio e nis bashkë me ju. Muzika më mirë e të gjitha rrymave dhe kohërave, për t’u zgjuar me ritëm në pikë të mëngjesit gërshetuar me informacionet e pritshme të ditës nga redaksia e informacionit në Top Albania Radio.

Plus, Almanaku, Horoskopi, Bursa. E vetmja gjë që duhet të bëni vetë është kafja. Zgjim të ëmbël.

E hënë - E shtunë, 06:00/08:00

Hosts & DJs

THËNIA E DITËS »

Jeta pa muzikë është thjesht një gabim, një lodhje, një arratisje…

Fridrich Nietzsche

FJALA E DITËS »

Múnx/ë,-a

f.kryes.sh. -ë(t) bised; shenjë me pëllëmbë drejt dikujt për t’i shprehur përçmim, për ta sharë etj.: i dha munxët e munxosi.

Kursi i Këmbimit

EUR
97.7
98.3
USD
92.1
93.3
GBP
116.7
118
CHF
103.9
104.9
Almanaku: 20 Nëntor
284
Diokleciani bëhet perandor i Romës. Ai merr postin menjëherë pas daljes nga periudha e anarkisë.
1920
Në Tepelenë tërmeti me intensitet 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, lëkundjet shkatërruan 2 mijë e 500 shtëpi. Mbi 15 mijë vetë mbetën të pastrehë.
1922
Konferenca e Paqes së Lozanës, e cila do t’i mundësonte Turqisë vendin e merituar në radhët e shteteve të pavarura të botës, filloi zyrtarisht në qytetin Lozanë të Zvicrës.
1940
Lufta e Dytë Botërore: Hungaria bëhet nënshkruese e Paktit Trepalësh, i bashkohet zyrtarisht Boshtit Berlin–Romë
1945
në Pallatin e Drejtësisë në Nuremberg fillojnë gjykimet kundër 24 kriminelëve nazistë të luftës.
1962
Mori fund Kriza Kubane e Raketave. Në përgjigje të Bashkimit Sovjetik për të hequr raketat nga Kuba, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, përfundoi bllokadën ushtarake që ishte vendosur ndaj Kubës.
1975
Vdiq në Madrid gjenerali Franco, i cili e drejtoi Spanjën me diktaturë për 36 vite radhazi pasi mori kontrollin e pushtetit në fund të luftës civile.
1977
Presidenti egjiptian Anvar Sadat bëhet udhëheqësi i parë arab që viziton zyrtarisht Izraelin, ku takohet me kryeministrin izraelit Menahem Begin
1989
Revolucioni i Kadifenjtë: numri i protestuesve të mbledhur në Pragë rritet nga 200-mijë një ditë më parë, në rreth gjysmë milion.
1985
U prezantua sistemi operativ Microsoft Windows 1.0
1993
Aksident tragjik ajror afër Ohrit. 115 pasagjerë dhe 8 anëtarë te ekuipazhit humbën jetën. Vetëm 1 i mbijetuar
1994
Naim Suleymanoglu theu 5 rekorde botërore dhe fitoi 3 medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Stamboll.
2007
Dollari bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave ndaj euros
1997
Michael Jackson dyshohet për ngacmim seksual të fëmijëve, lirohet mbi bazën e një garancie 3 milionë dollarëshe.
2003
Terroristët e Al-Kaidës organizuan sulme të njëkohshme me bomba në Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës “HSBC” dhe në Konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar në Stamboll duke shkaktuar vdekjen e 30 personave dhe plagosjen e mbi 400 të tjerëve.
2013
Humb jetën në një aksident rrugor deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
ON THIS DAY
1761
Lindi Francesco Saverio Castiglioni l, i njohur si Piu VIII, ishte Papa i 253-të i Kishës Katolike
1858
Lindi Selma Lagerlöf, shkrimtarja suedeze është fituese e Nobeli për Letërsi në vitin 1909, njëkohësisht gruaja e parë që fiton këtë çmim.
1858
Në po të njëjtën datë por 6 vjet më pas lindi shkrimtari suedez Erik Axel Karlfeldt, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në 1931
1889
Lindi Edwin Hubble, astronomi amerikan që zbuloi se galaktikat largohen nga ne me shpejtësi proporcionale me distancën e tyre.
1952
Lindi Robert F. Kennedy, politikan amerikan, vëllai i Presidentit Xhon Kenedi.
1942
23 vjet më vonë në 20 nëntor 1942 lindi Joe Biden, Presidenti 46 i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1977
Lindi Josh Turner, këngëtari i muzikës Country.
1981
Lindi këngëtarja e muzikës Pop Kimberley Walsh, ish anëtare e grupit “Girls Aloud”