Celebrities Gossip Showbiz

“Vuan për të qenë te konkurrentët e fortë…”, Juli komenton sjelljen e Sarës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sjellja e Sarës një natë më parë, ku në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” u përplas me Françeskën është komentuar nga banorët e tjerë. Në një bisedë në oborr me Françeskën dhe Erjolën, Juli  është shprehur se Sara ka marrë vrull se i shpëtoi nominimit dhe sipas tij këto sjellje janë pasojë e dëshirës së saj për të qenë te konkurrentët e fortë.

Juli: Më vjen keq për atë se nuk kishte pse të shkonte në këtë pikë

Erjola: Dhe unë nuk di çfarë të them

Françeska: Nuk kishte pse se ajo ka potencial

Juli: E dini çfarë kam vënë re që kur kaloi këtë nominimin, sepse në mendjen e saj qe nominim super i fortë dhe e kaloi, dhe ka marrë një tip kështu…ok kjo nuk është problem që nuk ndalohet, por gjithsesi, me këmbë në tokë. Arsyeja pse Sara ka dalë herën e parë është sepse u zu me të gjithë. Arsyeja pse Sara ka ndenjur, përveç lidhjes me Bardhin, ka qenë dhe arsyeja se ajo u qetësua, u soll mirë me njerëzit, por tani ka filluar prapë.

Françeska: U kap me mua me Vesën, me Rozën, me Erjolën

Juli: Sara nuk është një personazh këtu që të thuash ti… Ajo këtë po vuan, do të jetë te të fortët, por e din dhe ajo vetë që ashtu…pastaj bëhet me nerva e me radhë. Më vjen keq se është kthyer dhe kundër meje, pa sens. Këto gjëra njerëzit që i shohin nga shtëpia nuk i falin. Më ka thënë i pafytyrë, pa e ofenduar kurrë. Po bën një figurë të tmerrshme jashtë.

Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet, e ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.