Së fundmi, aktorja Jane Fonda zbuloi se vuante nga kanceri. Edhe pse e bëri të qartë se do të luftonte dhe nuk do të dorëzohej, aktorja thotë se është e përgatitur edhe për pjesën tjetër. Ylli i “Grace And Frankie” pohoi për Entertainment Tonight se ajo thjesht po tregohet ‘realiste’ për të ardhmen e saj. Dy herë fituesja e çmimit Oscar tha se mendon se ka pasur një jetë të mrekullueshme.
Kur të jesh në moshën time, më mirë të jesh i vetëdijshëm për sasinë e kohës që është pas teje në krahasim me atë para teje, dua të them që është thjesht realiteti. Unë nuk kam frikë të shkoj, kam pasur një jetë të mrekullueshme.
Fonda shtoi se ajo nuk e pret me padurim vdekjen, por ajo di se është e afërt:
Jo se dua të shkoj, por jam e vetëdijshme se do të vijë herët a vonë.
Në shtator, Fonda zbuloi se ishte diagnostikuar me Limfomën Non-Hodgkin, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, një pjesë e sistemit imunitar të trupit të dedikuar për të luftuar mikrobet. Së fundmi, aktorja ka zbuluar metodën e saj për ta shmangur depresionin. Ajo beson se stërvitja e ndihmon shumë në këtë drejtim.
84-vjeçarja ka thënë se ka shumë depresion në familjen e saj, ndaj bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë. Fonda ndërkaq së fundmi ka shprehur se Jennifer Lopez e ndihmoi të ringjallte karrierën pasi nuk ishte shfaqur në filma për 15 vjet. Ylli i filmave tha se pavarësisht karrierës së saj legjendare, roli në filmin e vitit 2005, “Monster-in-Law”, e ktheu atë në ‘hartë’. Aktorja dhe aktivistja tha se filmi ishte e vetmja gjë e zgjuar që ajo kishte bërë.