Celebrities

Vritet vajza e politikanit, ngjarja e rëndë ndodhi para syve të të fejuarit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku vajza e në politikani ekuadorian është goditur dhe vrarë nga një makinë tip “Mercedes”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të të fejuarit të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima është 28-vjeçarja Vanessa Sagnay de la Bastida, e cila u godit teksa kalonte një rrugë pranë urës Wandsworth në perëndim të Londrës me partnerin e saj, Michael Williams.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje është Octavian Cadar. 39-vjeçari dyshohet se po ngiste “Mercedesin” me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së kufirit në momentin e përplasjes që e hodhi në ajër vajzën e politikanit.

Sagnay, e cila njihej si Charlotte, pësoi një dëmtim në kokë dhe vdiq në vendngjarje rreth 13 minuta më vonë, pavarësisht përpjekjeve të një mjeku jashtë detyrës.

Cadar, nga Bexley, Londra juglindore, ka pranuar se e ka shkaktuar vdekjen e saj nga drejtimi i pakujdesshëm, por ka mohuar shkeljen më të rëndë të shkaktimit të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm.

Duke hapur gjyqin e tij të hënën, prokurorja Amanda Hilton tha se Cadar ishte larguar nga një restorant dhe ishte rrugës për të vizituar të dashurën e tij në Fulham pas punës në mbrëmjen e 16 marsit 2022.

Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje u shprehën se dëgjuan një zhurmë të shkaktuar nga një makinë sportive e cila ishte me shumë shpejtësi. 28-vjeçarja u pa nga një dëshmitar duke bërë salto në ajër përpara se të binte në tokë.

Një mjek jashtë detyrës i cili u ndodh në vendngjarje i dha ndihmën e parë, por Sagnay për shkak të plagëve të marra nuk mbijetoi.

Ndërkohë gjyqi për këtë çështje vazhdon ende. Në seancën e fundit, nëna e Sagnay filloi të qante me zë të lartë në gjykatë dhe u duk e tronditur kur mësoi se i pandehuri kishte prekur vajzën e saj ndërsa ajo shtrihej e vdekur në trotuar.

Gjyqtarja Anuja Dhir KC bëri thirrje për një pushim të shkurtër përpara se t’u drejtohej anëtarëve të jurisë për këtë çështje.

Ajo u tha atyre se është e kuptueshme që “emocionet janë të larta”, por u kërkoi juristëve të linin mënjanë ndjenjat e tyre dhe të gjykonin çështjen në bazë të provave.