Aktualitet

Vritet shqiptari në Greqi, autorë dy kushërinjtë!

28-vjeçari shqiptar Denis Loka është vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë, nga dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Enis e Aleksandros Loka, të moshave 17 dhe 19 vjeç.  I mituri pranoi se ka qenë ai që e qëlloi e dyshohet se bashkëpunoi me vëllanë.

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, policia gjeti Denis Lokën, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.  Menjëherë u njoftua urgjenca dhe me autoambulancë, u transportua në spitalin “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Mësohet se brenda një ore nga krimi, në stacionin e policisë së Kipselit u paraqitën dy vëllezërit 17 e 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumenta greke, të cilët kanë pranuar ngjarjen, me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët e dyshuar u shoqëruan në stacionin e policisë nga nëna e tyre. Policia greke vazhdon hetimet për vrasjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura.